Franca, pezullon fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane

Më shumë linja ajrore po pezullojnë fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane.
“Air France” njoftoi të mërkurën se ka ndaluar të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore të dy vendeve deri në njoftimin e mëtejshëm, raporton CNN-i.
Linja ajrore thotë se vendimi ishte një masë paraprake dhe se po monitoronte vazhdimisht situatën për të “siguruar nivelin më të lartë të sigurisë së fluturimit”.
“Lufthansa” e Gjermanisë tha se anuloi fluturimet për në Teheran dhe Erbil për shkak të incidenteve aktuale, në Irak.
Linjat e tjera ajrore kryesore ndërmorën hapa të ngjashëm më herët. Singapore “Airlines”i tha në një deklaratë të mërkurën se fluturimet e saj në dhe jashtë Evropës janë larguar nga hapësira ajrore iraniane, duke shtuar se “po monitoronte situatën nga afër dhe do të bëjë rregullimet e duhura në rrugët tona nëse është e nevojshme”.
“EVA Air” i Tajvanit tha se fluturimet evropiane të transportuesit filluan të shmangin fluturimet mbi Iranin herët në mëngjes të mërkurën në mëngjes kohën e Tajvanit për të siguruar sigurinë.
“Malaysia Airlines”-i tha në një deklaratë të mërkurën se për shkak të ngjarjeve të fundit, “do të shmang hapësirën ajrore të konfliktit të Iranit”.
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim që kufizonte aeroplanët jo ushtarakë amerikanë “nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irakun, Iranin dhe ujërat e Gjirit Persik dhe të Gjirit të Omanit”.
Agjensia Federale Ruse e Transportit Ajror lëshoi një rekomandim për të gjitha linjat ajrore ruse që të shmangin përdorimin e hapësirës ajrore iraniane dhe irakiane, raporton agjensia shtetërore e lajmeve TASS.