75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / G T

Franca publikon listën, mungon Kylian Mbappe dhe N’Golo Kante

Kombëtarja e Francës ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri Didier Deschamps ka zbuluar lojtarët që do t’i ketë për dy ndeshjet, ndaj Izraelit dhe Belgjikës, shkruan Indeksonline

Në këtë listë mungon emri i sulmuesit të Real Madrid, Kylian Mbappe – i cili do të qëndroj në Madrid për t’u rikuperuar nga një lëndim i vogël edhe pse mbrëmë luajti pak minuta në Ligën e Kampionëve kundër Lille.

Në këtë grumbullim mungon edhe mesfushori i Al Ittihadit, N’Golo Kante.

Kurse është ftuar sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku – që po kalon formë të jashtëzakonshme me Blutë e Londrës./Indeksonline/

Image