Franca rëndon sanksionet financiare ndaj Rusisë

Krahas Britanisë së Madhe, edhe Franca do të sanksionojë financiarisht Rusinë.
Kështu ka bërë të ditur Ministri francez i Ekonomisë, Financave dhe Rikupërimit, Bruno Le Maire.
Ai tha se vendimi është marrë me kërkesën e presidentit Emmanuel Macron.
“Me kërkesën e Presidentit të Republikës, kemi vendosur të intensifikojmë sanksionet ekonomike dhe financiare kundrejt Rusisë dhe oligarkëve rusë. Kemi hequr nga qarku i pagesave Swift një numër të caktuar bankash ruse” deklaroi Le Maire.
Kështu, Franca bëhet shteti i dytë që sot e sanksionoi financarisht Rusinë.
Më herët, Britania e Madhe mori vendimin që të mos lejojë transaksionet që përfshijnë Bankën Qendrore ruse.
Britania ndaloi gjithashtu institucionet financiare britanike nga transaksionet me ministrinë e financave të Moskës dhe fondin e saj të pasurisë sovrane.