15:49 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Franca s’e ka ftuar asnjëherë, Laporte në EURO20 me një kombëtare tjetër!

Aymeric Laporte (26-vjeçari) pritet që të largohet nga Kombëtarja e Francës për shkak se kjo e fundit nuk e ftoi asnjëherë!

Ashtu siç raporton ‘MARCA’, Laporte ka kërkuar të luaj me Kombëtaren e Spanjës, shkruan IndeksOnline

Madje mbrojtësi i Manchester Cityt pretendon të luaj me spanjollët në Kampionatin Europian EURO20, pasi edhe nënshtetësia i është pranuar.

Laporte e nisi me U17 e ‘Gjelave’ duke vazhduar kështu deri në U21, por ai s’u ftua asnjëherë nga Kombëtarja A.

Kujtojmë që sot një muaj fillon Kampionati Europian. Spanja në grup ka, Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë./IndeksOnline/