Franca “sfidon” koronavirusin, zhvillohen ndeshjet në Ligue 1

Pasi qeveria njoftoi anulimin e ngjarjeve madhore në Francë, Federata franceze e futbollit doli me njoftim se ndeshjet e Ligue 1 do të zhvillohen, përkohësisht.
Intensifikimi i epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi bëri që qeveria franceze të marrë masat mbrojtëse, transmeton Indeksonline.
Megjithatë para pak çastesh, Federata franceze e futbollit njoftoi se ata nuk janë të shqetësuar përkohësisht nga ky virus./Indeksonline/