22:40 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Franca ”shkel” Holandën, i nis me fitore kualifikimet për ”EURO 2024”

Franca i ka nisur për mrekulli kualifikimet për Kampionatin Evropian ”EURO 2024” që do të mbahet në Gjermani.

Nënkampioni i Botës, mposhti në ”Stade de France”, holandën me rezultat bindës 4-0, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave e hapi Griezman qysh në minutën e 2-të, ndërsa pësë minuta më vonë, Upamecano dyfishoi epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0, ku Mbappe shënoi në minutën e 21-të.

Mbappe nuk u ndal me kaq dhe pak se para të përfundonte ndeshja, shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Francën, në minutën e 88-të.

Holanda kishte mundësinë për të ngushtuar rezultatin, por Depay nuk arriti të shënoj nga penalltia në 90+4./IndeksOnline/