Franca t’u japë nga 100 euro për karburante 38 milionë qytetarëve

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë nga 100 euro për çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2,000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
Inflacioni do të shkojë automatikisht për rreth 38 milionë francezë, përfshirë ata që nuk vozisin makinë apo motor, shkruan BBC.
Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin këto ndihma në fillim të vitit 2022.
Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa, dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.
Evropa po përballet me pakënaqësi të madhe pasi çmimet e energjisë u rritën në mbarë globin, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po “shërohen” nga paraliza prej COVID-19.
Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.
Presidenti Emmanuel Macron është gjashtë muaj larg zgjedhjeve presidenciale dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe karburanteve kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash masive.