Francë/547 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Edhe ditën e sotme Franca shënoi një bilanc pozitiv në krahasim me ditët e mëparshme teksa vihet re dhe trendi ulës i pandemisë së koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 547 viktima të reja duke e çuar numrin total në 20,265 persona. Ky është një bilanc më i lartë se ai i regjistruar ditën e djeshme ku ishin 395 viktima.
Ndërsa dhe numri i të infektuarve brenda kësaj periudhe kohore ka shënuar zbritje krahasuar me një ditë më parë.
Sot janë regjistruar 2,489 raste të reja ku gjithsej janë 155,383 të infektuar në të gjithë territorin francez.
Edhe numri i të shëruarve rritet nga dita në ditë, ku aktualisht 37,409 persona janë kuruar.
Rreth 6 mijë persona ndodhen në terapi intensive.