18:52 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Francë: Klienti vret kamarierin që ia vonoi ushqimin

Një kamarier në Francë është vrarë nga klienti pasi i vonoi ushqimin.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Seine-Saint-Denis, teksa klienti u revoltua se po i vononin sanduiçin.

Kamarieri u qëllua me plumb në shpatull, çka rezultoi fatal për jetën e tij.

Zyra e prokurorit publik të Bobigny i tha AFP se kishin hapur një hetim për vrasje, që i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis.

Të shtunën, para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar nga ajo që ndodhi.