75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 14 Tetor 2025 / BA

Francë/ Kryeministri Lecornu konfirmon në parlament pezullimin e nenit për pensionet

Mesa duket në Francë po mbizotëron akti i dorëheqjes, e përcjellë kryesisht nga kryeministri aktual i Francës , Sebastien Le Cornu.

Pas tërheqjes nga posti kryeministror, ai u rikthye sërish në krye të qeverisë franceze ditën e diel.

Menjëherë me rikthimin e tij, ky i fundit u angazhua në krijimin e hartimit të një kabineti të ri.

Ndërkaq, Lecornu në fjalimin e tij në parlament ka konfirmuar se do pezullojë nenin për pensionet.

“Pra, çfarë përmban ky buxhet fillestar? Kontroll i llogarive publike që do të zvogëlojë deficitin. Në tekstin e propozuar nga qeveria, ai reduktohet në 4.7% të PBB-së krahasuar me 4.6% pas heqjes së dy festave”. Siç e kam njoftuar tashmë, në çdo rast, në fund të debatit për buxhetin, ky deficit duhet të jetë më pak se 5% e PBB-së”, thekson Sébastien Lecornu.

Lecornu nga ana tjetër nuk ka pranuar të jetë një kryeministër ndërkohë që po ndodh një rënie në llogaritë bankare publike.

Ai synon të ruajë deficitin prej 5.4% që kishte parashikuar paraardhësi i tij.