75 Mall Live Search
21:24 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Francë, lëshohet për herë të parë alarmi i kuq për motin e nxehtë

Shërbimet franceze meteorologjike lëshuan sot për herë të parë alarmin e kuq të rrezikshmërisë ndaj motit të nxehtë.

Ky alarm përfshin katër rajone në jug të Francës, përfshirë qytetet e Marsejës, Nimë, Montpëlje dhe Avinjon.

“Alarmi i kuq, më i larti nga tre nivelet e alarmeve për rrezikshmërinë e ngjarjeve meteorologjike, do të thotë se të gjithë janë në rrezik, edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë”, sipas shërbimit meteorologjik kombëtar “Meteo France”.