Francë, policët dhe zjarrfikësit rrahen mesvete

Një video dramatike është publikuar nga mediat franceze ku një grup policësh dhe një grup zjarrfikësish përleshen me njëri-tjetrin në një rrugicë në veri të Parisit, pasi kishin lënë takim më parë.
Sipas dëshmitarëve, grupi i zjarrfikësve ishte tërhequr nga protesta që po mbahej në rrugën kryesore, ku ata ishin goditur nga policët dhe dukej se sherri ishte i programuar.
Në videon e publikuar nga media “Hors Zone” në Twitter duket se sherri përfundon vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policët.
Edhe protesta kryesore e së martës ishte tepër e dhunshme, ndërsa disa zjarrfikës ia vunë edhe flakën vetes, por fatmirësisht u shpëtuan nga kolegët. Prej gjashtë javësh në Francë ka protesta masive që u shtohen atyre të “Jelekverdhëve”, pas reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron.