75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Francë, prodhohet pëlhura antiCovid për transportin publik

Në mes të pandemisë Covid-19, transporti publik është më shumë se kurrë shqetësim i të gjithëve për qytetet dhe banorët e tyre.

Në Francë, një kompani e specializuar në pëlhurat vetë-pastruese dhe njollave rezistente, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.


Prej disa viteve ajo ka zhvilluar materiale të veçanta në bashkëpunim me fabrikën e prodhimit Aunde në Spanjë, por kohët e fundit, kompania franceze ka zhvilluar një kadife dezinfektuese dhe dekontaminuese, e aftë të eliminojë pothuajse 100% ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

Jérome Blanc, president i kompanisë Trajet tha se katalizatori në indet e kadifes aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë. Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen komponimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.

Falë dritës natyrale ose artificiale, kjo kadife është e aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë. Testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë treguar efektivitetin e kësaj pëlhure kundër koronavirusit.