75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Françeska me poza nga Londra vjen, bukuria e saj mendjen ua merr

Françeska Jaçe tash e sa ditë ndodhet për vizitë në Londër.

Modelja e njohur nga Shqipëria duket se po kalon ditë të mira në këtë vend, me ç’rast edhe ka bërë një paraqitje të ndryshme në rrjetet sociale për të gjithë ndjekësit e saj.

E veshur me të zeza ajo duket në formë të përkryer, derisa ka shfaqur lehtësisht linjat e saj.

Ish- banorja e “Big Brother Albania”, kohën e fundit vazhdon të frekuentojë vende nga më të ndryshme të botës, dhe kjo gjë duket se po e bënë të ndjehet padyshim mirë! /Indeksonline/