13:00 / E Martë, 11 Qershor 2024 / AR

Françeska pas BBVA-së: “Burri më tha mos bëj sherre”

Edhe pse Sara Gjordeni u përjashtua nga shtëpia e Big Brother VIP pas debatit me Françeska Muratin, duket se dyshja ka lënë pas gjithçka.

Ish-miss “Universe Albania” dhe miss Londra janë për bashkë në jurinë e “She’s on Top”.

Dy vajzat dukeshin mjaft të lumtura, ndërsa ajo që vihet re është komunikimi i qetë me njëra-tjetrën.
Duke qeshur Françeska tregoi që porosia e fundit që i dha bashkëshorti ishte: “Mos bëj shumë sherre”.

Kujtojmë që gjatë një interviste në natën finale të “Big Brother VIP”, Sara tregoi që Françeska është i vetmi ish-banorë që nuk ka një marrëdhënie të mirë që sipas saj shkak janë bërë fjalët e rënda dhe ofenduese të kësaj të fundit.