09:58 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Francezët harrojnë ndeshjen, komentojnë “dushin” që ua bë tifozëve

Inagurimi i stadiumit të ri në Tiranë, “Air Albania”, është shoqëruar dhe me disa skena qesharake që nuk kanë kaluar pa marrë vëmendjen dhe të mediave ndërkombëtare.

“Le Figaro”, një nga mediat më prestigjoze në Francë, teksa ka komentuar ndeshjen midis dy vendeve, është shprehur se stadium u vërejt që nuk është ende gati dhe do dhe disa javë punë, që të jetë gati për aktivitetin normal.

“Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, u dha hov disa skenave qesharake në Tiranë”, kështu nis shkrimi i medias franceze, ndërsa më tej nuk harron që të përmend dhe dushin me ujë që iu bë një pjese të spektatorëve, apo vërshëllimën e himnit francez, si një hakmarrje e vogël nga shqiptarët.

Shkrimi vijon si më poshtë:

Një mbrëmje speciale në Tiranë mbrëmjen e së dielës para ndeshjes Shqipëria – Franca. Një inaugurim origjinal i stadiumit “Air Albania”, impiantit fringo të ri në Tiranë.

Në një atmosferë të bukur të një nate të madhe me 22 mijë spektatorë të zhurmshëm (përfshi 3.700 francezë), publiku shqiptar tregoi se ka kujtesë. Pas incidentit në ndeshjen e parë të shtatorit të kaluar në “Stade de France”, ku u ngatërrua himni nga dhomat e fonisë, spektatorët nuk ngurruan të vërshëllënin Marsejezën. Pavarësisht se stadiumi vërshëllente, blutë mbetën të përqendruar, ashtu si këngëtarja që udhëzoi fjalët.

Më herët në mbrëmje, disa nga audienca patën mundësinë që të bënin një dush të vogël, që nuk ishte planifikuar në program. Ujitja nisi përpara se lojtarët të dilnin në fushë.

Një goditje e vogël në natën e përurimit të një stadiumi, që do ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme.

Ende nuk janë vendosur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometronin vetë.