75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Francezët zbulojnë “Vrasësin e Heshtur”

Automjetet ushtarake vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, por kjo franceze, e quajtur “Arquus Scarabée”, ka disa truke shtesë në mangët e saj.

Kësaj makine mbulesa iu heq për herë të parë rreth 12 muaj më parë, por Jalopnik raporton se videoja e saj e parë sapo është lëshuar, dhe tregon se Scarabée po lëviz me një kurs të improvizuar që thekson manovrimin që posedon.

Çfarë e bën Scarabée unike nga automjetet e tjera ushtarake është se ajo ka tërheqje aktive me katër rrota, shkruan IndeksOnline.

Pamjet tregojnë se kur rrota e pasme kthehet në drejtim të kundërt me pjesën e përparme, automjeti është i aftë të kthehet jashtëzakonisht ngushtë. Nëse shoferi dëshiron, të katër rrotat mund të kthehen në të njëjtin drejtim ashtu që automjeti të mund të lëvizë në anën e pasme.

Detajet në lidhje me fuqinë e tij nuk janë zbuluar, por thuhet se ka një motor nafte me një formë të elektrifikimit. Kjo do të thotë se mund të ngaset edhe në heshtje, me sa duket duke e lejuar atë të zvarritet afër armikut pa u dëgjuar. E zgjuar!

Arquus ka ndërtuar automjete për ushtrinë franceze për më shumë se 50 vjet dhe supozohet se Scarabée do të miratohet nga ushtria franceze në një fazë në të ardhmen. /IndeksOnline/