Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Franco Foda pritet të largohet nga Kosova.
Sipas asaj që raporton ”Dueli Sportiv”, tekniku gjerman është në negociata të avancuara me Al-Wehda dhe synon largimin nga Kosova para ndeshjeve të muajit shtator, shkruan IndeksOnline.
Burime konfirmojnë se gjermani Foda, i cili është në krye të ekipit kombëtar të Kosovës, është duke kërkuar një pagë shumë milionëshe te skuadra e Al-Wehda.
Trajneri 58-vjeçar dëshiron ta mbyllë marrëveshjen me Al-Wehda brenda javëve në vazhdim, përpara se Kosova të nisë fazën përgatitore për kualifikueset e Kupës së Botës, që nisin në muajin shtator.
Takimet mes përfaqësuesve të Fodës dhe drejtuesve të Al-Wehda tashmë kanë ndodhur, dhe gjithçka pritet të konkretizohet në javët në vazhdim. Nëse palët arrijnë marrëveshje, Franco Foda do të largohet nga posti i përzgjedhësit të Kosovës pas më pak se një viti në krye të ekipit kombëtar.
Situata ka ngritur shqetësime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi largimi i mundshëm i Fodës në këtë fazë delikate mund të krijojë një vakum të madh në drejtimin e skuadrës para ndeshjeve vendimtare.