Franco Foda në Drenas, ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Shumë herë jemi mësuar ta shohim trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Franco Fodan në ndeshjet e Superligës.
Tekniku gjerman sot është duke qëndruar në qytetin e Drenasit, ku po e ndjek nga afër ndeshjen mes Feronikelit ’74 dhe Llapit, shkruan IndeksOnline.
Ai po përcjell me vemendjen futbollistët, me të cilët pritet të punoj në të ardhmen dhe që kanë potencial të bashkohen me ”Dardanët”.
Kujtojmë që Kosova gjatë muajit mars do të zhvillojë dy ndeshje me komb%taren e Islandës, për play-offin e Ligës së Kombeve./IndeksOnline/

