Franco Foda një shembull, i pranishëm gjithmonë në stadium kur luajnë skuadrat kosovare

Mbrëmë skuadra e Malishevës pësoi humbje minimale 0:1 ndaj Vikingurit të Islandës, e vlefshme për fazën para-kualifikuese të UEFA Conference League.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mungoi trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, shkruan Indeksonline
Foda gjithmonë është i pranishëm në tribuna, kur skuadrat kosovare luajnë në ndeshje të rëndësishme dhe kjo është hera e parë që një trajner i Kosovës e bën këtë gjë.
Më herët kishim Challandesin, Glihan dhe Giressen – të cilët qëndronin vetëm në pushime dhe në vendet e tyre të lindjes.
Me Franco Fodan është krejt ndryshe.
Trajneri gjerman ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e Dritës kundër Differdange-s në Ligën e Kampionëve.
Kjo është edhe arsyeja pse te ekipi i Kombëtares së Kosovës ka më shumë lojtarë që vijnë nga Superliga.
Një heqje kapele pra! Kujtojmë se Kosova ndeshjet e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 i zhvillon në muajin shtator, kundër Zvicrës dhe Suedisë./Indeksonline/