Franco Foda, trajneri i Kosovës ishte i pranishëm në “Zahir Pajaziti”

Trajneri i Kombëtares së Koosvës, Franco Foda ishte i pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” duke shikuar ndeshjen mes Llapit dhe Malishevës.
Sigurisht që trajneri Foda pa spektakël sonte në Podujevë, pasi ndeshja ishte tejet interesante, e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0, shkruan Indeksonline
Foda ka në “llup” disa lojtarë nga këto dy skuadra, përfshi këtu Drilon Hazrollaj dhe Ilir Krasniqi – të cilët i kishte ftuar në ndeshjet e fundit.
Kujtojmë që Kosova do luaj një ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, ndaj Norvegjisë./Indeksonline/