75 Mall Live Search
15:20 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / Gj. Sh

Franco Foda vazhdon të qendrojë në Kosovë, ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të qendrojë në vendin tonë, edhe pas dy ndeshjeve miqësore që kishte Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit mars.

Tekniku gjerman aktualisht është duke ndjekur ndeshjen e Superligës, mes Malishevës dhe Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.

Foda është i pranishëm në stadiumin ”Liman Gegaj” ku po vezhgon nga afër futbollistët kosovar, të cilët mund të ftohen në ndeshjet e ardhshme.

Në grumbullimin e fundit të Kosovës ishte i ftuar ylli i Malishevës, Drilon Hazrollaj./IndeksOnline/