Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës
Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Trajneri Franco Foda sot shfaqi listën e lojtarëve për dy ndeshjet, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, shkruan Indeksonline
Risia e vetme është rikthimi i Amir Rrahmanit, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.
Përveç Rrahmanit është ftuar edhe portieri i Dritës, Faton Maloku – i cili do ta zëvendësojë Aro Muriqin e suspenduar.
Kujtojmë që Kosova fillimisht luan ndaj Sllovenisë, më 15 nëntor dhe më pas ndaj Zvicrës më 18 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/


