Frank Lampard ka zbuluar arsyet e largimit të David Luizit nga Chelsea
Lampard foli në konferencën e tij për shtyp përpara fillimit të sezonit të ri në Premier League dhe ndeshjen që do ta ketë kundër Manchester United këtë fundjavë.
David Luiz bëri një kalim të papritur drejt Arsenalit në ditën e fundit të afatit dhe ka pasur shumë spekulime për atë që shkaktoi një veprim të tillë të papritur, transmeton Indeksonline.
Lampard ishte i lumtur të sqaronte se çfarë ndodhi prapa skenave dhe zbuloi një bisedë të ndershme me mbrojtësin, në të cilën tregonte se ishte vendimi i tij që ai të largohej.
‘Ne kemi pasur disa biseda të ndershme gjatë javës së kaluar sepse unë e njoh mirë atë dhe përfundimi i kësaj ishte se ai kishte më shumë konkurencë në klub’./Indeksonline/.