21:14 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Frankfurt-Bayern, 3 gola për 30 minuta (VIDEO)

Skuadra e Bauernit po e shkel Frankfurtit në ndeshjen e parë të sezonit e ri në Bundesligën gjermane.

Bacarezët për 30 minuta lojë kanë shënuar tre gola, shkruan Indeksonline.

Vetëm pas pesë minutave lojë, Joshua Kimmich zhbllokoi sfidën duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë.

Golin e dytë për skuadrën e Bayernit e shënoi Benjamin Pavard, në minutën e 11-të, pas një tollovie të krijuar në zonën e Frankfurtit.

Djelmoshat e Julian Nagelsmann nuk u ndalën me kaq, pasi Sadio Mane shënoi golin e tretë në minutën e 29-të./Indeksonline/