Frashër Krasniqi: Ju na keni akuzuar para se të jap drejtësia fjalën e saj
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka marrë fjalën kundrejt koleges së tij nga LDK, Besa Gaxherri.
Krasniqi ka potencuar se Besa Gaxherri i ka akuzuar ata si Vetëvendosje para se drejtësia të jap fjalën e fundit për ta.
“Një ndër deklaratat e Besa Gaxherrit që i kam parasysh, ku ajo akuzon të gjithë Vetëvendosjen për sulmet. Nëse ju thoni se Vetëvendosje ka pas përgjithësi se një i ri mund të gaboj kjo automatikisht nënkupton se e ka bërë aktin, e kjo nuk ka pasur prova e asgjë tjetër për këtë punë.
Nuk diskutohet sipas jush që Vetëvendosja e ka kryer aktin.
Një deklaratë të tillë e kam pas parasysh, e keni thënë që Kuvendi është sulmuar nga Vetëvendosja aktivistët e saj” ka përfunduar Krasniqi./Indeksonline/