19:45 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Frashër Krasniqi rikthehet në fushatë, ja çka thotë!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Farshër Krasniqi, që para dy ditësh pati një incident me atë të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i është kthyer fushatës në Prishtinë.

Ai të dielën, me t’u lëshuar nga policia, ka vizituar qytetarët në Mramor.

Ngjarjen Krasniqi e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Mramori na priti me zemër. Vullneti qytetar për ndryshim është bërë i pandashëm”, ka shkruar Krasniqi, bashkangjitur me një foto të tubimit.