75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Frashëri i inatosur: PSD-ja po ecë përpara, VV-ja po vajton!

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi ka sulmuar përsëri ish-partinë e tij, Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Sipas tij, sektit të VV-së po i pengon që PSD-ja ka marrë vendim që në çdo organ vendimmarrës të ketë 50% gra e 50% burra.

“Po i pengon sepse në hipokrizinë e tyre, flasin për barazi gjinore, por s’kanë kurajo ta bëjnë asnjë hap për ta praktikuar atë barazi.Po i pengon sepse në inatin e tyre, e urrejnë kur dikush bën gjëra të mira, e ai dikush nuk është VV-ja. Sepse ata besojnë që janë pronarët e të mirës”, ka thënë ai.

Më tej, Krasniqi theksoi se partisë së Albin Kurtit po i pengon sepse tek PSD po e shohin se si do të duhej të ishte VV-ja, por që kurrë s’do të jetë.

“… sepse është ngulfatur nga autoritarizmi, popullizmi e hipokrizia. Por tashmë u mësuam me vajtimin e tyre. Ne po ecim përpara, si subjekti i vetëm që sjell progres. Progres të cilin VV-ja e ka harruar. E ka zëvendësuar me vajtim, urrejtje e inat”, është shprehur Krasniqi. /Indeksonline/