Frashrit s’ka kush ia heq inatet me VV-në, i quan hipokritë
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi po vazhdon me qëndrimet e tija të ashpra ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ai ka përmendur rastin se si Komuna e Prizrenit, e udhëhequr nga Mytaher Haskuka, ka paguar më shtrenjtë qumështin.
“VV ka degraduar në një sekt hipokrit, që qëndrimet i ndërron varësisht se si i konvenon partisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
1 euro e 10 cent paska paguar Komuna e Prizrenit për 1 litër qumësht. 0.73 cent ka paguar Komuna e Prishtinës për sasi të njëjtë. Pra 34% ma shtrenjtë në Prizren se sa në Prishtinë!
A do ta padis tash VV edhe Komunën e Prizrenit, të cilën e drejton vetë?!
VV ka degraduar në një sekt hipokrit, që qëndrimet i ndërron varësisht se si i konvenon partisë.