Fredi Beleri goditet me vezë dhe kos

Një qytetar ka goditur me vezë dhe i ka hedhur kos eurodeputetit Fredi Beleri, pjesë e delegacionit që po viziton Shqipërinë.
Incidenti ka ndodhur pasi Beleri dhe eurodeputetët e tjerë kanë dalë nga godina e kryesisë së Kuvendit, ku janë takuar me grupet parlamentare të maxhorancës dhe opozitës.
Lidhur me këtë reagoi edhe vetë qytetari që e bëri aksionin, raporton A2CNN.
“Ky është liruar me procedura se duhet të ishte në burg”, tha para gazetarëve qytetari që goditi Belerin. “Harroni 200 mijë shqiptarë që i kanë dëbuar nga Greqia sepse kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata vetë dhe vjen këtu na imponohet me mbështetjen e europianëve”, u shpreh qytetari.
Pasi nuk u mandatua si kryetar i Bashkisë Himarë, për shkak se u arrestua për korrupsion zgjedhor, Beleri u kandidua nga Greqia për në Parlamentin Europian, duke u bërë eurodeputet i shtetit fqinj./Indekonline/