75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / B O

Frei bën hajgare me Jasharin: Nëse na bie dhoma e njëjt në hotel, nuk do t’i pëlqej atij!

Fabian Frei është lojtari më i vjetër në skuadrën e Murat Yakin për Kupën e Botës, ndërsa Ardon Jashari është më i riu.

Pas ndeshjes mes Lucernit dhe Bazelit, gazetari i ftoi dy futbollistët e kombëtares në një intervistë të përbashkët.

Edhe pse humbi ndeshjen nga Baseli, Jashari ka thënë se dita e djeshme do të jetë më e paharruara për të ngase mori ftesën për Botëror. Gazetari e ka pyetur Frein se çfarë i sygjeron Jasharit që të marrë me valixhe në Botëror.

“Gjëja e parë që duhet ta paketojnë, është Play Station” ka thënë Frei.

I pyetur nëse të dy do të ishin një dyshe e mirë e dhomës, Jashari përgjigjet: “Jam i hapur për këtë. Kemi një harmoni të mirë mes të gjithë lojtarëve. Nuk do të ankohesha nëse do të isha në dhomë me Frein.

Por, veterani i Baselit ka thënë se nëse do të jenë bashkë në dhomë, kjo nuk do t’i pëlqente Jasharit.

“Ai do të duhej të ngrihej shumë herët, dhe nuk do t’i pëlqente kjo” ka thënë Frei./Indeksonline/