75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / B O

Frei largohet nga skuadra zvicërane, a po vjen te Kosova si trajner?

Alex Frei nuk është më trajner i FC Wil. Klubi i Challenge League njoftoi të martën ndërprejen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.

“Idetë e ndryshme rreth orientimit strukturor dhe sportiv çuan në këtë vendim të përbashkët” thuhet në njoftimin e FC Wil.

Frei që mbanë rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Zvicrës, është një nga emrat e lakuar për të marrë drejtimin e Kosovës, pas shkarkimit të Challandes.

Legjenda e Zvicrës kishte thënë për Indeksonline se ka interes për të qenë selektor i Kosovës dhe se është i gatshëm për këtë post./Indeksonline/