75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / C E

Freiburgu arrin marrëveshjen me mesfushorin e Milanit

Skuadra gjermane e Freiburgut raportohet se ka arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Milanit, Rade Kruniq, për një shifër prej 8 milionë eurosh.

Boshnjaku bëhet 27 vjeç muajin e ardhshëm dhe te Milani u transferua sezonin e kaluar nga Empoli.

Ky transferim, gjithashtu i kushtoi Milanit 8 milionë euro dhe tani duket se do të shitet për po të njëjtën shifër.

Kruniqi bëri 18 paraqitje për skuadrën e Milanit sezonin e kaluar ku shumica prej tyre ishin nga stoli. /IndeksOnline/