Freiburgu i bën dhuratë Bayern Munchen, e shpall kampion të Bundesligas

Skuadra e Bayern Munchen është kampioni më i ri i Bundesligas për sezonin 2024/25.
Freiburg e ka ndalur Bayer Leverkusenin në javën e 32-të në Bundesliga, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 2:2, shkruan Indeksonline

Me këtë rezultat, Bayern Munchen është shpallur kampion i ri.
Golat për skuadrën e Freiburgut i shënuan: Eggestein dhe Hincapie (autogol). Kurse për skuadrën e Xabi Alonsos golat i shënuan: Wirtz dhe mbrojtësi Tah.
Bayer Leverkusen mbetet në pozitën e dytë me 68 pikë, kurse Freiburg shpreson për një vend në Champions League, pasi rënditet në pozitën e katërt me 52 pikë./Indeksonline/
🏆 𝐃𝐄𝐔𝐓𝐒𝐂𝐇𝐄𝐑 𝐌𝐄𝐈𝐒𝐓𝐄𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟓 🏆
— FC Bayern München (@FCBayern) May 4, 2025
Für unseren Verein, für unsere Fans, für unsere Stadt. ❤️🤍#MiaSanMeister pic.twitter.com/2k3ZKN0OPC