23:15 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

French Montana në Xhami: Natë shumë e rëndësishme për të gjithë vëllezërit myslimanë

French Montana është një nga reperët më të njohur në gjithë botën.

Sukseset e tij në muzikë janë të njëpasnjëshme.

Por sonte ai ka zgjedhur që bashkë me ndjekësit e tij të ndajë diçka të veçantë.

Bashkë me shumë të rinj të tjerë, French Montana ka qëndruar në Xhami, ku edhe kanë bërë lutje.

“Nata e 27-të e Ramazanit. Natë shumë e rëndësishme për të gjithë vëllezërit myslimanë. Ju mund të dëgjoni meshkuj të rritur duke qarë teksa luten. Uroj që Alla-ah’u të na falë ne dhe të na tregojë rrugën e drejtë”, ka shkruar Montana, transmeton Indeksonline.

Bashkë me mbishkrimin reperi bashkëngjiti edhe pamje, ku shihet i ulur në mesin e shumë të rinjve dhe një ligjëruesi të islamit./Indeksonline/