22:43 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Frenimi i koronavirusit, Maqedonia mund të publikojë emrat e personave që duhet të jenë në izolim

“Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor po përballet me një problem serioz me personat të cilët nuk dëshirojnë t’i pranojnë vendimet për vetëizolim”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri maqedonas i Shëndetësisë. Venko Filipçe tha se po mendohet edhe për formë alternative juridike se si të zbatohen këto vendime, ndërsa një nga opsionet është të publikohet lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim.

“Një nga opsionet është, të publikohet lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim, për shkak se me të vërtetë po humbet shumë kohë dhe po rrezikohet shëndeti publik nga ana e individëve të cilët nuk dëshirojnë të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe me ISHSSH”, theksoi Filipçe.

“Inspektorët nuk mund t’i gjejnë këta persona dhe ky është një rrezik serioz. Prandaj shumë shpesh bëjmë thirrje dhe të jepen të dhëna të sakta dhe të bashkëpunohet edhe me epidemiologët edhe me inspektorët e ISHSSH”, tha më tej ministri