Frenkie de Jong me statistika mbresëlënëse në debutim
Tifozët e futbollit panë lojën e parë të Frenkie de Jong me fanellë të Barcelonës sot.
Holandezi bëri debutimin e tij për Blaugranët në humbjen 2-1 ndaj Chelseat në Japoni.
Dhe, ndërsa rezultati nuk shkoi siç duhet, performanca e De Jong po.
22-vjeçari, i cili arriti në Barcelonë nga Ajax, hyri në lojë në pjesë të dytë dhe menjëherë filloi të tregonte atë që mund të bënte.
Ka pasur raporte nga Spanja se De Jong i ka impresionuar tashmë trajnerët e tij të Barcelonës në stërvitje, transmeton Indeksonline.
Dhe është e qartë se holandezi është gati për të bërë ndikim të menjëhershëm në Camp Nou.
De Jong prodhoi një performancë të pjekur që sfidonte moshën e tij të re. Ai ishte i qetë dhe vazhdimisht kërkoi topin, madje duke u frustruar kur ai nuk e mori atë.
De Jong përfundoi ndeshjen me një përqindje të pasimeve prej 100% (42/42).
Javën e kaluar, Sport e detajoi përshtypjen që De Jong ka lënë te trajnerët e tij të Barcelonës pas vetëm disa seancave të trajnimit.
“Ajo që më befason më së shumti është lehtësia dhe shpejtësia me të cilën ai lëviz topin,” shkruan ata.
Ndërkohë, një trajner i Barcelonës tha: “Topi është në këmbët e tij për më pak se dy sekonda.”
Raporti vazhdon: “Ai kontrollon dhe kalon me shpejtësi që askush në këtë skuadër në këtë moment nuk mundet. Jo edhe Arthur, një lojtar që është ndoshta më i ngjashëm me të.
Pa dyshim, ai do të jetë çelësi i ritmit sulmues të Barcelonës, diçka që ata e kanë humbur në vitet e fundit./Indeksonline/