75 Mall Live Search
09:54 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

Frenon shoferi i autobusit, pasagjeri rrëzohet dhe pëson lëndime trupore

Një person ka pësuar lëndime trupore të dielën në mëngjes gjersa ishte duke udhëtuar me autobus në rrugën e “Kukësit” në Prizren.

Sipas policisë, në momentin kur drejtuesi i autobusit kishte frenuar, viktima ishte rrëzuar dhe me kokë kishte goditur mbajtësen e karriges.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa policia është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/