75 Mall Live Search
23:56 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Frika nga koronavirusi, këngëtarja e njohur i shtyn koncertet

Avril Lavigne raportohet ta ketë shtyrë koncertin e saj në Azi, pas frikës nga koronavirusi.

Këngëtarja e njohur ka hequr datën 12 prill nga turneu i saj, në Shanghai, Filipine, Tokio, Hong Kong dhe Tajvan, shkruan Indeksonline.

Shfaqjet e saj në Azi janë vendosur të fillojnë më 23 prill në Shenzhen të Kinës.

Ajo ka anuluar koncertin e saj në Zvicër, pas përhapjes së virusit, të cilin do ta mbante më 13 mars.

Turneu i saj fillon muajin tjetër në Evropë, me koncerte në Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, MB dhe shumë shtete tjera.

Ende nuk dihet nëse datat në vendet evropiane do të anulohen./Indeksonline/

avril lavigne