75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Frika nga koronavirusi, Kimi merr masa për ta mbrojtur familjen

Kim Kardashiani ftoi një mjek në shtëpinë e saj për të diskutuar se si mund ta mbajë familjen e saj të sigurt nga koronavirusi.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” sqaroi me mjekun mënyrat se si të minimizohet rreziku për t’u prekur me koronavirusin.

Mjeku i tha se nuk duhet bërë shtrëngime duarsh dhe se bërrylat janë po ashtu një ide e keqe pasi që njerëzit janë këshilluar që të kolliteni dhe të teshtini në to.

Kardashianët jetojnë në Kaliforni, ku janë konfirmuar 177 raste të koronavirusit, me 4 vdekje.

Është e rëndësishme që të bëjmë çmos për të mbrojtur njëri-tjetrin nga Covid-19. Kjo përfshin larjen e duarve më shpesh./Indeksonline/