Frika nga Koronavirusi prek edhe Mourinhon, shikoni ku ka vendosur të flejë trajneri portugez

Jose Mourinho ka vendosur që të jetojë në qendrën stërvitore të Tottenhamit këto kohë pandemie së bashku me stafin e tij më të ngushtë, për t’i qëndruar sa më larg familjes.
Ditën e shtunë, tekniku portugez u fotografua teksa bënte një xhiro i shoqëruar nga stafi i tij në qendrën stërvitore të “Spursave”, ku ai ka vendosur të jetojë prej disa ditësh.

Mou u fotografua nën shoqërinë e trajnerit të portierëve Nuno Santos dhe takticienit Rikardo Formosinjo.
Portugezi është kritikuar në fillim të këtij muaji pasi theu rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria, duke mbajtur një seancë stërvitore në një park publik të Londrës për mesfushorin Tangui Ndombele.

