12:35 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Frika nga coronavirusi, Zvicra anulon ndeshjet e kësaj jave

Coronavirusi i ka tmerruar të gjithë. Virusi që pasi pushtoi Kinën, tashmë është përhapur shumë edhe në Itali, ku janë regjistruar mbi 650 raste.

Gjithashtu, një tjetër vend i prekur është Zvicra, ku ditët e fundit janë konfirmuar rastet e para.

Pikërisht lidhur me këtë gjë, shteti zviceran është vënë në alarm dhe së fundmi ka marrë vendimin edhe sa i përket futbollit, ku ka vendosur që të anulojë çdo ndeshje të kësaj fundjave për çështje sigurie.

I gjithë futbolli në Zvicër është në “black-out” për këtë fundjavë.