13:13 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Frikë nga Covid-19, 33-vjeçari jetoi në aeroport për tre muaj!

Një person në California, SHBA, i cili ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covidit” jetoi i fshehur në aeroportin “O’Hare” në Chicago për tre muaj shkruan CNN-i.

Aditya Udai Singh, 33 vjeç, u arrestua të shtunën në mëngjes dhe u akuzua për fshehjen në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje të rreth 500 dollarëve, konfirmoi Departamenti i policisë i Chicago-s.

Ai më pas pretendohet të ketë jetuar i fshehur në zonën e sigurisë së aeroportit deri në arrestimin e tij, më 16 janar.

Singhi u arrestua pasi dy punonjës të “United Airlines”-it i kërkuan mjetin e identifikimit.

Ai u kishte treguar një distinktiv ID të aeroportit që i përkiste një menaxheri, i cili e kishte raportuar atë të humbur në fund të tetorit.

Avokatja e Shtetit, Kathleen Hagerty, tha në gjykatë se Singhi pretendoi të ishte “frikësuar të shkonte në shtëpi për shkak të Covidit” dhe se udhëtarët e tjerë i kishin siguruar atij ushqim.