75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / G T

Frikë nga incidentet, FSHF-ja e fut në rrjetë “gjithë” stadiumin

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Tifozët e shumtë tashmë kanë filluar të futen në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline

Aty është kuptuar se do ta kenë shumë të vështirë shikimin e ndeshjes, për shkak të rrjetave.

I gjithë stadiumi është mbështjellur me një rrjetë, për t’i ikur çdo incidenti dhe hedhjeve të gjërave në fushë.

Kujtojmë që kjo ndeshje nis nga ora 20:45./Indeksonline/