12:47 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / AR

Frikë për lojtarin e PSG/ Hajdutët futen në shtëpi, kërcënojnë bashkëshorten dhe dy fëmijët

Një mbrëmje horrori për portierin e Paris Saint-Germain Alexandre Letellier. Gardiani i francezëve ishte viktimë i një grupi prej katër hajdutësh që iu futën në shtëpi në orën dy të mëngjesit së të martës.

Letellier dhe bashkëshortja e tij u zgjuan për shkak të alarmit dhe e kuptuan se në kopshtin e shtëpisë së tyre kishte njerëz të huaj. Ata telefonuan policinë, por keqbërësit ishin futur në ambientet e brendshme të shtëpisë dhe nisën të kërcënonin çiftin së bashku me dy fëmijët e vegjël (2 dhe 6 vjeç).

Agresorët kërkuan të gjitha paratë dhe aksesorët që çifti kishte në shtëpi, ndërsa goditën me shuplakë bashkëshorten e portierit Letellier. Për fat policia ndërhyri shpejt dhe ia doli që të arrestonte në moment tre nga katër kriminelët dhe vetëm pas disa orësh ndaloi edhe të katërtin e grupit.

Kujtojmë se para pak kohësh edhe portieri titullar i PSG, Donnarumma përjetoi një situatë të ngjashme me hajdutët që u futën në shtëpinë e italianët dhe kërcënuan atë dhe të fejuarën e tij.