75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / L A

Frikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanyoli merr masa për të ruajtur Joan Garcian

Klubi i Espanjolit ka kaluar periudha të turbullta në vitet e fundit, por në këtë edicion duket se është kthyer përsëri në nivelet më të larta dhe po lufton për praninë në Europë.

Ndaj edhe derbi i Katalonjës përballë Barcelonës do të ketë një shije tjetër, në një përballje që gjithmonë ka dhuruar ndeshje të zjarrta e të tensionuara.

Ndërsa tash ky derbi, ka marrë një kahje interesante rreth një transferimi në veçanti, gjatë verës.

Bëhet fjalë për Joan Garcian, lojtarin që bëri lëvizjen nga Espanyoli te Barcelona, diçka që nuk u prit mirë nga tifozët.

Tifozët bardhekaltër këtë e shohin si akt tradhëtie, me klubin që dëshiron të shmang çdo incident të mundshëm duke shtuar numrin e stjuardëve në shkallët e stadiumit për të kontrolluar çdo situatë të pakëndshme që mund të krijohet.

Ndeshja do të luhet më 3 janar, e cila do të jetë e para në vitin 2026 për të dyja skuadrat./IndeksOnline/