Frikë se do jenë shumë tifozë anglezë, Sevilla i bën biletat me çmim 9999 euro për mysafirët!

Sevilla është befasuar nga interesi i madh i tifozëve anglezë për të parë nga afër ndeshjen e Europa League ndaj West Ham. Tifozët anglezë kanë bërë shumë kërkesa për blerje të biletave dhe për prenotim të hoteleve.
Për të bllokuar ardhjen e anglezëve, Sevilla ka rritur drastikisht çmimin e biletave për tifozët e skuadrës londineze. 9999 euro është çmimi aktual për mysafirët në faqen online të Sevillas.

Fluturimi dhe akomodimi nga Londra në Sevilla ka poashtu kosto rreth 1000 euro.
Klubi ka nisur një promocion për anëtarët e saj për të blerë bileta me 50% ulje , ndërsa në sektorë të tjerë të fushës çmimi varion nga 35 deri në 120 euro.
Çmimi ekstrem i lartë është vënë për tifozët anglezë të cilët duhet të maten mirë para se të nisën për në Spanjë./Indeksonline/