Frikë te Franca para finales, merren masa pas infektimeve në masë

Kombëtarja franceze po merr një sërë masash për të ndaluar përhapjen e virusit që po prek ekipin, përpara finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot nuk ishin të disponueshëm në fitoren 2-0 në gjysmëfinale kundër Marokut në stadiumin Al Bayt për shkak të gjendjes shëndetësore.
Dhe megjithëse trajneri Didier Deschamps është i bindur se të dy lojtarët do të jenë sërish të disponueshëm për finalen e së dielës, ku “Les Bleus” mund të bëhen përfaqësuesja e parë që mbron titullin kampion bote që nga viti 1962, që ishte Brazili që e bëri diçka të tillë.
Upamecano u rikthye në stërvitje dhe u thirr në pankinë ndaj Marokut, ndërsa Rabiot u la në hotelin e ekipit.
Kingsley Coman, sipas raportimeve, është gjithashtu i sëmurë. Ndërsa është ende e paqartë se çfarë lloj virusi ka goditur francezët, shumë turistë në Katar janë prekur nga një virus i ngjashëm me gripin.