75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / L K

Frikë te Interi, lëndohet Lautaro Martinez, flet Inzaghi

Interi eleminohet nga Kupa e Italisë, teksa u mposht nga Bologna me shifrat 2-1. Ky eleminim “dhemb” pasi në këtë sfidë u dëmtua edhe Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas u detyrua të linte fushën e lojës që pjesën e parë dhe teksa dilte nga fusha u pa duke çaluar. Një situatë që alarmon zikaltërtit dhe është vetë Simone Inzaghi që ka zbuluar edhe gjendjen e kapitenit të tij.

“Do të vlerësohet, shpresojmë se nuk ka qenë asgjë serioze. Stafi mjekësor është relativisht i relaksuar, por ne duhet ta vlerësojmë duke pasur parasysh se do të ketë një lojë tjetër pas dy ditësh e gjysmë”, ka theksuar Inzaghi.