13:30 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Frikësohet City, transferi i ri pëson lëndim

Manchester City do të presë në ankth për të parë nëse Riyad Mahrez do të jetë gati për startin e sezonit teksa blerja 75 mln euro ka dalë nga fusha duke çaluar gjatë miqësores ndaj Bayern Munich në Miami.

Mahrez ka pësuar një dëmtim në kavilje pas vetëm pesë minutave dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Vetëm një javë mungon nga fillimi i sezonit për City-n, që do të ndeshet ndaj Chelsea-t të dielën tjetër në Community Shield.

“Nuk e di,” shprehet Pep kur pyetet se sa serioz është dëmtimi.

“Nuk isha në dhomën e zhveshjes. Ishte kavilja. Do të shohim, mbase nuk është problem. Jam i shqetësuar për shumë gjëra, për dëmtimet, për lojtarët që nuk kanë ardhur akoma por jam i kënaqur për atë që më kanë dhënë djemtë gjatë turit në Amerikë.”